52 raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Publikuar:
(10.06.2022 08:18:27)

Me 5 raste pozitive të konfirmuara të hënën numri i rasteve aktive me Coronavirus në Kosovë është 52.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve është mbi 225 mijë e 221.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 68 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë mbi një milion e 829 mijë doza të vaksinës.
Deri më sot mbi 823 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.