5 miliardë euro mallra importoi Kosova gjatë 2022, 370 milionë janë nga Serbia

5 miliardë euro mallra importoi Kosova gjatë 2022, 370 milionë janë nga Serbia.
Kështu ka deklaruar Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, gjatë prezantimit të të arriturave të Doganës gjatë vitit 2022.
“Performanca e të hyrave varet nga shumë faktor, natyrisht që është edhe inflacioni. Turqia është dukshëm vendi që importojmë më shumë. Sa i përket importit nga Serbia mbi kemi pasur 370 milionë euro”, tha ai.
Po ashtu Drejtori i Doganës tha se gjatë barrikadave në veri doganierët kanë qëndruar me Policinë e Kosovës.
“Në fakt zyrtarët tonë doganorë kanë dashur që të qëndrojnë me Policinë, kemi pasur kushte të konsoliduar. Zyrtarët doganorë kanë qëndruar me Policinë e Kosovës”.
Viti i kaluar, sipas drejtorit të Përgjithshëm të Doganës, Agron Llugaliu, është më i suksesshëm se sa viti 2021.
/Shqip.com