481 raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Publikuar:
(23.10.2021 08:29:27)

Aktualisht janë vetëm 481 raste aktive me Coronavirus në Kosovë, përcjell Shqip.com.
Rastet e reja me Coronavirus kanë rënë dukshëm e po ashtu edhe rastet e vdekjeve.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të premten se nga dy mijë e 115 testime janë regjistruar 16 raste pozitive me COVID-19.
Ndërkaq, të premten, Asociacioni i Komunave të Kosovës ka mbajtur një takim informues me u.d e ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha, për shqyrtimin e masave anti-COVID.
Në këtë takim, AKK është njoftuar se pritet që të ndryshojë ora policore, nga 00:00 deri në orën 05:00, si dhe të zgjatet orari i gastronomisë deri në orën 23:00./SHQIP.com