Lajme

445 raste aktive me COVID-19

COVID-19

445 raste aktive me COVID-19 janë në Kosovë.

Por, gjatë njëzetekatër orëve të fundit kishte më shumë raste të infektimit sesa të shërbimit.

Saktësisht, sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë janë infektuar brenda ditës 21 qytetarë dhe janë shëruar 16 pacientë me COVID-19.

Fatkeqësisht u raportua edhe një rast i vdekjes.

Qendër e Vaksinimit – Salla “1 Tetori” në Prishtinë

Ndërkohë, vaksinimi po vazhdon – tani do të kryet edhe me ekipe mobile.

Pasi, numri i të vaksinuarve brenda ditës ka rënë dukshëm.

3 mijë e 639 u vaksinuan brenda njëzetekatër orëve të fundit.

Deri më tash mbi 839 mijë qytetarë kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

Ndërkaq, më shumë se 733 mijë njerëz e kanë kryer procesin me të dy dozat. /Shqip.com