38 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitale
Publikuar:
(17.08.2022 11:29:22)

38 pacientë janë duke u trajtuar nga COVID-19 në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.
Sipas raportit, Klinika e Gjinekologjisë nuk ka pacientë të infektuar me Covid-19.
Raporti i datës 17 gusht 2022, sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 9 pacientë + 1 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi;
Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë;
Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje;
Mjekim Intensiv Qendror, 2 raste të intubuara;
Spitali i Gjakovës, 6 pacientë;
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë;
Spitali i Pejës, 8 pacientë;
Spitali i Gjilanit, 3 pacientë.