Lajme

35 punëtorë të KEK-ut humbën jetën si pasojë e kushteve të punës gjatë vitit 2021

Si pasoj e kushteve të rënda në Korporatën Energjetike të Kosovës, 35 punëtorë kanë humbur jetën vetëm gjatë vitit të kaluar.

Po ashtu 90 për qind e punëtorëve vazhdojnë të kenë probleme shëndetësore.

Këtë e ka bërë të ditur për nënkryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica.

Kushtet e punës thotë se janë të rënda, ndërsa aplikimi i masave mbrojtëse nuk mund t’i rezistojë gazrave helmuese.

“Në KEK ka shumë punëtorë të cilët janë me probleme shëndetësore për arsye se natyra e punës është e tillë, edhe për kundër aplikimit ta masave mbrojtëse nuk mund t’i ruhet gazrave helmues dhe pluhurit, dhe dridhjeve që ekzistojnë atu, kështu që në vitin e kaluar, vetëm në vitin 2021 kemi pasur 35 punëtorë raste të vdekjes ende pa u pensionuar. Të gjithë pothuajse 90 për qind që janë sëmundje profesionale dyshojmë se merren gjatë procesit të punës për arsye se shumica e tyre janë kancerogjene që kuptohet gazrat helmues i sjell këto lloj sëmundje”, tha Llumnica për EK.

Ai ka kërkuar që të aplikohet pensionimi i parakohshëm me pagesën prej 36 pagave në start pasi sipas tij ka një moshë jashtëzakonisht të lartë.

“Nuk e di që aplikohet pensionimi i punëtorëve të parakohshëm. Ne duhet të bëjmë në formë të tillë për arsye se duhet të ripërtërihet stafi i punonjësve të KEK-ut për arsye se ka një moshë mesatare jashtëzakonisht të lartë diku rreth 58 vjet dhe ka nevojë të ripërtërihet ky staf. Ne i kemi ofruar modalitetet edhe Ministrisë të Zhvillimit Ekonomik që të ripërtërijmë stafin në mënyrë që të ketë një staf më të ri dhe të punësohen të rinjtë, kurse të vjetrit të shkojnë në pension të parakohshëm me pagesën prej 36 pagave në start”, tha ai.

Ndërsa si problem Llumnica e ka ngritur çështjen e punësimit të moshave të reja, pasi sipas tij sektori privat nuk po i respekton të drejtat e tyre.

“Në sektorin privat është problem për gjetjen e punëtorëve sepse ata nuk e respektojnë ligjin, nuk i bëjnë kontratë pune punëtorit, nuk kanë mundësi të shfrytëzojnë as pushimin vjetor, as pushimin mjekësorë, dhe normalisht se ata e kanë problem të gjejnë punëtorë”, tha tutje ai./Shqip.com