347 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Publikuar:
(06.07.2022 12:18:10)

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 347 raste të reja me COVID-19 në Kosovës.
Të dhënat nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tregojnë se nuk është shënuar asnjë vdekje gjatë kësaj periudhe kohore.
Kurse, janë shëruar 64 persona.

Gjatë 24 orëve janë testuar 1 mijë e 165 persona.
Ndërsa, 78 persona janë vaksinuar kundër virusit.
Sipas të dhënave, numri i rasteve aktive është 1 mijë e 521./Shqip.com