32 vjet nga pajtimi i gjaqeve te Verrat e Llukës në Deçan
Publikuar:
(01.05.2022 08:37:07)

Janë bërë 32 vjet nga pajtimi i gjaqeve tek Verrat e Llukës në Komunën e Deçanit.
Në këtë tubim madhështorë ku morën pjesë rreth gjysmë milioni shqiptarë me 1 maj 1990 u falën më shumë se 100 gjaqe.

I gjithë aksioni për faljen e gjaqeve kishte filluar nga disa studentë të rajonit të Dukagjinit, ish-të burgosur politikë në Lumbardhë të Deçanit me 2 shkurt 1990.
Ky aksion në krye me Anton Çettën, u shndërrua në një lëvizje për pajtimin e gjaqeve, ku kjo lëvizje gjithëpopullore arriti të pajtojë mbi një mijë gjaqe e ngatërresa ndër-shqiptare./Shqip.com