Lajme

Vrasja me snajper në Vlorë/ Policia: 30 mijë euro shpërblim kush tregon autorët

Policia e Vlorës ofron 30 mijë euro shpërblim kush jep informacione që çojnë në identifikimin e autorëve të atentatit me snajper që i mori jetën 23-vjeçarit Gëzim Sinomati.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë vë në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694173022, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 7 janarit në lagjen “Hajro Çakërri” të Vlorës. Gëzim Sinomati ishte kthyer nga Belgjika për festat e fundvitit.

Ai po pinte cigare në ballkonin e shtëpisë kur u ekzekutua me snajper.

Lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 07.01.2024, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi G. S., 23 vjeç, grupi i posaçem hetimor vijon veprimet e thelluara dhe kontrollet e pandërprera për zbardhjen dhe dokumentimin e saj.

Në këtë kuadër, DVP Vlorë fton qytetarët që të japin informacion për këtë ngjarje dhe ofron shpërblimin 30 000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë vë në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit0694173022, duke garant anonimauartin e plotë të çdo telefonuesi.”

/Shqip.com