3 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Publikuar:
(02.10.2022 12:04:05)

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 3 raste pozitive me koronavirus.
Kjo shifër ka rezultuar nga 64 testime.
Ndërkaq, edhe 3 pacientë të tjerë janë shëruar nga ky virus. Aktualisht janë 29 raste aktive me COVID-19 në Kosovë.
Deri tani janë shënuar 272,075 raste me këtë virus, janë shëruar 268,847 raste, si dhe kanë vdekur 3,199./SHQIP.com
