3 raste të dhunës në familje vetëm në 24 orët e fundit

3 raste të dhunës janë raportuar nga Policia e Kosovës në 24 orët e fundit.
Një person është arrestuar pasi që i njejëti ka goditur fizikisht gjyshin e tij në Gjilan.
Viktima është derguar për tretman mjekësor pasi i njejëti është goditur me kokë në fytyrë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar-gjyshin e tij, duke u goditur me kokë në fytyrë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjilan.”
Ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti tjetër i raportuar ka qenë në qytetin e Mitrovicës ku përvec dhunës fizike është ushtruar edhe dhunë psiqike ndaj një gruaje nga ana e bashkëshortit të saj.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në gjendje të dehur, dyshohet se ka sulmuar fizikisht dhe psiqikisht viktimën femër kosovare -bashkëshorten e tij. Viktima nuk ka pasur nevojë për tretman mjekësor”, thuhet në raport. ,
Ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Raportimi tjetër ka qenë në qytetin e Prizrenit ku një burrë ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor”
Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari për dhunë në familje është derguar në mbajtje./Shqip.com