28 raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Publikuar:
(30.04.2023 18:49:03)

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se në Kosovë janë shënuar tri raste të reja me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nëntë persona, ndërkaq 11 janë të hospitalizuar.
Ndërkaq, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Aktualisht në Kosovë janë gjithsej 28 raste aktive me COVID-19.

/Shqip.com