Lajme

25 raste të reja me COVID-19 të shtunën në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë njofton se 25 raste të reja me Coronavirus janë konfirmuar të shtunën në Kosovë.

Gjatë kësaj periudhe janë kryer 1.801 testime, ndërsa nuk është raportuar për viktima.

Janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.326.

Në total numri i rasteve aktive është 447.

No photo description available.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.716 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit janë dhënë 1.566.251 doza të vaksinës.

Deri më sot 724.969 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./SHQIP.com