25 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Publikuar:
(23.03.2023 10:45:40)

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 25 raste të reja me COVID-19.
Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, thuhet se gjatë kësaj kohe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes si dhe janë shëruar tetë persona.
Megjithatë, të hospitalizuar për COVID-19 janë gjithsej 13 persona.
Aktualisht, në Kosovë janë edhe 151 raste aktive me virus.
/Shqip.com