24-vjetori i çlirimit, Osmani, Kurti dhe Konjufca bëjnë homazhe në Prekaz
Publikuar:
(12.06.2023 10:51:17)

Krerët e shtetit, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, kanë bërë homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, për nder të 24 vjetorit të çlirimit.
Pas kësaj, Osmani, Kurti dhe Konjufca, do të bëjnë nderim edhe te Pllaka Përkujtimore për ushtarët e NATO-s.
Ata në orët e hershme të mëngjesit, kanë bërë homazhe edhe te varri i presidentit historik Ibrahim Rugova, dhe te ai i veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçit.
Janë bërë 24-vjet prej kur në Kosovë ishin vendosur 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara.
/Shqip.com