23 vjet nga masakra në Rezallë
Publikuar:
(05.04.2022 08:33:45)

Janë bërë 23 vjet nga masakra e Rezallës së Skenderajt, ku u ekzekutuan 98 banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth, nga të cilët 44 ishin munduar t’i zhduknin.
Një pjesë e trupave u gjetën në Rudnicë të Rashkës dhe iu dorëzuan familjarëve.
Serbët rrethuan shtëpitë e tyre me 5 prill të vitit 1999 dhe pushkatuan pothuajse të gjithë burrat dhe djemtë e rinj.
Nga masakra e Rezallës vetëm tre kanë shpëtuar të gjallë. Kjo masakër konsiderohet si një ndër masakrat më të pamëshirshme gjatë luftës në Kosovë.
Sot kryeministri i vendit Albin Kurti, pritet të bëjë homazhe me rastin e 23-vjetorit të kësaj masakre./Shqip.com