23 vjet nga Epopeja e Çabratit
Publikuar:
(07.05.2022 08:30:51)

Sot në Gjakovë shënohet 23-vjetori i “Epopesë së Çabratit”, në të cilën u flijuan dhjetëra dëshmorë e martirë të kombit.
Qytetarët nga Gjakova kujtojnë datat 7,8 dhe 9 maj të vitit 1999 me plotë momente e luftime të ashpra mes forcave të UÇK-së dhe policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serbë.
Në këtë betejë kanë rënë 7 dëshmorë dhe 41 civilë. Po ashtu, më 7-8 maj janë rrëmbyer dhe zhdukur 43 qytetarë të lagjes së Çabratit.

Beteja e Çabratit ishte e rëndësishme për faktin se misioni i luftëtarëve të lirisë ishte mbrojtja e mijëra civilëve në qytetin e Gjakovës.
Komuna e Gjakovës për të nderuar të rënët e kësaj beteje ka organizuar një sërë aktivitetesh kulturo-sportive./Shqip.com