Pirja e cigares elektrike, rrit presionin e gjakut

Sipas një studimi të ri, personat që pinë cigare elektrike, do të pësojnë ndryshime shqetësuese në presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës.
Studiuesit vlerësuan ndikimin e përdorimit të cigareve elektronike në mesin e përdoruesve të rregullt, atyre që pinë cigare tradicionale dhe të tjerëve që nuk konsumojnë nikotinë.
Ata morën matje të rrahjeve të zemrës dhe presionit të gjakut përpara, dhe më pas deri në 15 minuta pasi pothuajse 400 pjesëmarrësit pinin duhan.
Njerëzit që pinë duhan, u zbulua se përjetuan rritje më të mëdha si në rrahjet e zemrës ashtu edhe në presionin e gjakut, ndërsa ata që raportuan se nuk përdornin nikotinë nuk panë ndryshime, raporton Sky News.
Studiuesit thonë se analizat, që do të prezantohen në sesionet shkencore të Shoqatës Amerikane të Zemrës këtë javë, hedhin dyshime mbi supozimet se prija e cigares elktronike është dukshëm më i sigurt se pirja e duhanit.
/Shqip.com