21 vjeçarja mbytet nga flokët e saj, iu ngatërruan në një makinë fabrike

Një grua shtatzënë ka humbur jetën pas një incidenti që i kishte ndodhur në vend të punës.
Flokët e saj u ngatërruan në një makinë fabrike, e që më pas i këputi kokën.
Umida Nazarova, 21 vjeç, po aplikonte për një punë të re në fabrikën Svarmet në Borisov, Bjellorusi, e cila prodhon tela saldimi dhe elektroda.
Gjatë kohës që ajo po vizitonte fabrikën flokët e saj u ngatërruan në një makineri, dhe e bllokuan rreth qafës, shkruan Dailymail, përcjell Shqip.com.

Komiteti Hetimor i Bjellorusisë tha: ‘Një punonjëse, e cila po i tregonte asaj se si funksionojnë pajisjet, ndaloi për të bërë një regjistrim në një regjistër.
“Kur ajo ktheu kokën, ajo pa gruan tashmë të shtrirë në dysheme pa ndjenja, flokët e saj ishin të ngatërruar në makinë.”
Gruaja që humbi jetën ishte shtatë javë shtatzënë.