Lajme

21 punëtorë shpëtimi u vranë dhe 47 të tjerë u plagosën nga bombardimet në Ukrainë

Sulm në Izrael nga Hamasi
Sulm në Izrael nga Hamasi

Njëzet e një punëtorë shpëtimi ukrainas janë vrarë dhe 47 janë plagosur deri më tani për shkak të granatimeve nga trupat ruse.

Këtë e ka bërë të ditur Nënkryetari i Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës, Roman Prymush, gjatë një konference për shtyp, shkruan CNN

“Sipas Konventës së Gjenevës, granatimet apo kërcënimet e tjera për shpëtimtarët në momentin e operacioneve të shpëtimit konsiderohen si krim lufte”, ka thënë Prymush.

“Të gjitha këto raste i regjistrojmë, materialet për secilën prej tyre i kalojnë organeve përkatëse, të cilat do të bëjnë një vlerësim ligjor. për veprime të tilla, do të identifikohen autorët e përfshirë”, ka thënë tutje ai.

Ai vuri në dukje se ndalimi i shpëtimtarëve nga forcat ruse është gjithashtu një shkelje e Konventës së Gjenevës.

Prymush shtoi se do të jetë objekt i procedimeve në gjykatat ndërkombëtare, të cilat tashmë janë duke u zhvilluar.