Rozë

Loredana ngushëllon partnerin e saj pas humbjes në finale të Ligës së Kampionëve

Reperja shqiptare Loredana, së fundmi ka shprehur mbështetjen e saj për partnerin, futbollistin Karim Adayemi pas humbjes së tij në finalen e Ligës së Kampionëve.

Me anë të një postimi në Insta Story Loredana shkroi:

“Edhe nëse jeni në fund, ne do të qëndrojmë pranë jush dhe do të këndojmë”, duke dëshmuar përkrahjen e vazhdueshme ndaj partnerit dhe karrierës së tij.

Skuadra e Dortmundit pësoi një disfatë 2-0 kundër kampionëve në fuqi, Real Madridit, një ndeshje e cila tërhoqi vëmendjen e fansave të futbollit nga e gjithë bota.

/Shqip.com