Kulturë

Pianistja kosovare realizoi recital dy orësh në Gjermani

Anila Aliu/ Facebook

Pianistja nga Kosova, Anila Aliu, ka përformuar recital dy orësh në një festival në Gjermani.

Aliu ka përformuar në festivalin prestigjioz Coppeneur në Bonn.

“Me të vërtetë e nderuar që kam hapur dhe luajtur një recital 2 orë në një festival kaq prestigjioz siç është Coppeneur”, ka shkruar Aliu në rrjetin social Facebook.

Anila Aliu përformancë në Gjermani

Alu, luajti veprat nga kompozitorët më të njohur si Beethoven, Liszt, Chopin, Schumann dhe Lyapunov me rrezatim të hollë dhe prezencë të madhe skenike.

Pianistja kosovare, po ashtu muaj më parë luajti në Carnegie Hall në Neë York dhe tani është rrugës për në një turne në Meksikë.

/Shqip.com