2 raste të reja pozitive me COVID-19 në Kosovë
Publikuar:
(07.10.2022 14:24:02)

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24-të orëve të fundit në Kosovë janë shënuar dy raste të reja me COVID-19.
Po ashtu është bërë e ditur se gjatë këtij intervali kohor nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Numri total i të shëruarave me COVID-19 është 5.

Prej fillimit të pandemisë, në Kosovë janë administruar 1 milionë e 836 mijë e 286 doza të vaksinës.
Sa i përket rasteve aktive, në Kosovë momentalisht janë 23 raste aktive në gjithë vendin.
/Shqip.com