192 raste pozitivë me COVID-19 në Shqipëri
Publikuar:
(11.07.2022 17:25:16)

COVID-19 po vazhdon të jetë prezentë edhe në Shqipëri.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, raportohet për 192 raste pozitive gjatë 24-orëve të fundit.
Po ashtu sipas njoftimit nuk raportohet për ndonjë rast të vdekjes.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar po ashtu se janë shëruar 563 qytetarë, ndërsa në spitale janë të shtruar 34 qytetarë.
Sot gjatë ditës, BE-ja ka bërë thirrje për dhënien e dozës së dytë përforcuese kundër COVID-19/Shqip.com