Lajme

18 të arrestuar në aksionin kundër krimit të organizuar nga 10 shtete, përfshihet edhe Kosova

Foto: Europol

18 persona janë arrestuar gjatë një aksioni të drejtuar nga Policia Kombëtare Spanjolle, në me bashkëpunim të ngushtë me Policinë Shqiptare dhe autoritetet e zbatimit të ligjit dhe imigracionit në Austri, Francë, Itali, Slloveni, Kosovë, Portugali, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe mbështetur nga Europol-i, njofton Shqip.com.

Ky aksion kishte për qëllim “çmontimin” e një grupi të organizuar të krimit të përfshirë në kontrabandën e migrantëve dhe mashtrimin me dokumente. 

Përveç të arrestuarve, autoritetet kanë kryer hetime në dy shtëpi dhe kanë sekuestruar dokumente, pajisje elektronike, para dhe droga.

EUROPOL-i njofton se rrjetet kriminale kanë mundësuar hyrjen e paligjshme të më shumë se 400 shtetasve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA./Shqip.com