Rritet numri i të infektuarve me COVID-19
Publikuar:
(06.01.2023 10:47:53)

Numri i rasteve me COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit është rritur dukshëm.
Sipas një njoftimi nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 raste të reja me Covid-19.

Raste të vdekjes s’janë regjistruar, ndërsa janë shëruar 10 qytetarë.
Numri i rasteve aktive është 55.
/Shqip.com