18 persona po trajtohen nga COVID-19 në klinika dhe spitale të përgjithshme në Kosovë

Ka rënë numri i personave të cilët janë duke u trajtuar nga COVID-19 në klinikat në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme.
Duke u bazuar në të dhënat e Shërbimit Spitalor, Klinik e Universitar të Kosovës, aktualisht janë duke marrur trajtim nga COVID-19 18 qytetarë.
Në Klinikën Infektive të QKUK-së, janë duke u trajtuar tre pacientë ndërsa një tjetër është në mjekim intensive.
Megjithatë, në Klinikën e Pediatrisë është duke u trajtuar një pacient.
Numrin më të madh të pacientëve e ka Spitali i Gjakovës. Në këtë spital janë të shtrirë gashtë pacient.

Raporti i datës 23 gusht 2022:
Klinika Infektive, 3 pacientë + 1 në Mjekimin Intensiv
Klinika e Pediatrisë, 1 pacient
Spitali i Gjakovës, 6
Spitali i Prizrenit, 4
Spitali i Pejës, 2
Spitali i Gjilanit, 4.
Kujtojmë, se në raportin e djeshëm nga SHSKUK-ja, në klinikat në kuadër të QKUK-së, dhe spitalet e përgjithshme kanë qenë të shtrirë gjithsej 28 pacientë./Shqip.com