Lajme

17-vjeçarit i sekuestrohet një armë pa leje

Armë zjarri

Një 17-vjeçarit në Vushtrri i është sekuestruar një armë mbrëmë pa leje.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është shoqëruar mbrëmë në stacionin e policisë.

“Në orët e mbrëmjes së datës 06 qershor 2022, Policia në Vushtrri ka sekuestruar një armë. Sekuestrimi i armës është realizuar në rrugën “Marin Barleti” në Vushtrri, ku gjatë kontrollit të detajuar te i dyshuari i është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje. I dyshuari E M., 17vjeçar, është shoqëruar në stacionin policor dhe pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës

PK ka bërë të ditur se ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve”./Shqip.com