17 vdekje si pasojë e COVID-19 në Kosovë
Publikuar:
(23.08.2021 15:02:15)

17 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19, gjatë njëzetekatër orëve të fundit, për dallim nga dita e dielë ku ishin raportuar 11.
Ministria e Shëndetësisë, ka raportuar edhe 1 mijë e 67 infeksione.
Ndërkaq, janë shëruar 278 qytetarë, brenda ditës.
Rastet aktive janë 20 mijë e 464.
Ministria e Shëndetësisë po apelon te qytetarët që të vaksinohen.
Numri i personave që janë vaksinuar gjatë ditës së fundit është 7 mijë e 946.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik po apelon te qytetarët që kenë kujdes pasi varianti delta “shpërndahet më lehtë”. /Shqip.com