15 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Publikuar:
(19.06.2022 12:31:40)

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë konfirmuar 15 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.
Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, në 24 orët e fundit janë bërë 249 testime ku dhe u konfirmuan rastet pozitive me virus.
IKSHPK-ja nuk ka raportuar për vdekje si dhe janë shëruar 10 qytetarë nga virusi.

MSH-ja njofton se janë dhe 106 raste aktive të COVID-19.
Kurse, vaksinimi i qytetarëve po vazhdon ende.
Në 24 orët e fundit janë dhënë pesë doza të vaksinës kundër COVID-19./Shqip.com