Lajme

14 vdekje si pasojë e COVID-19

Qendra COVID

14 persona kanë ndërruar jetën si pasojë e COVID-19, gjatë njëzetekatër orëve të fundit.

Kjo është një rënie e rasteve të vdekjes, krahasuar me të premten ku 30 persona vdiqën si rezultat i Coronavirusit.

Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë, ka raportuar edhe 583 infeksione të reja.

Numri i të shëruarve është i lartë, plotë 1 mijë e 994.

Rastet aktive janë 18 mijë e 548.

Lexo edhe:
Gjukanoviç: Serbia e do Kosovën pa shqiptarë sikur Malin e Zi pa malazezë

Gjatë ditës së fundit janë dhënë 19 mijë e 807 vaksinime.

Në total numri i vaksinave shkoi në 1 milion e 85 mijë e 733.

Mbi 660 mijë kanë marrë dozën e parë, ndërsa mbi 335 mijë kanë kryer procesin me dy doza. /Shqip.com