14 raste të reja me COVID-19
Publikuar:
(14.11.2021 15:11:25)

14 raste të reja me COVID-19 janë raportuar gjatë njëzetekatër orëve të fundit.
Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, të dielën.
Fatmirësisht nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes.
Ndërkohë gjashtë pacientë e kanë kaluar COVID-19.
Rastet aktive me COVID-19 janë 428.
Për shkak se të shtunën nuk punojnë Qendrat e Vaksinimit anti-COVID – nuk ka raport për vaksinimin.
Pos që Ministria e Shëndetësisë apelon te qytetarët që të vaksinohen, sidomos pas paraqitjes së variantit Delta Plus. /Shqip.com