14 mijë e 639 raste aktive me COVID-19 në vend
Publikuar:
(13.02.2022 08:26:11)

14 mijë e 639 raste janë aktive me koronavirus në vend, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 643 raste pozitive dhe katër vdekje.
Gjatë kwsaj periudhe janë shëruar 2 mijë e 28 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 204 mijë e 632.

Prej fillimit të vaksinimit janë administruar 1 milion e 800 mijë e 413 doza të vaksinës.
810 mijë e 436 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri tani, janë dhënë 92 mijë e 902 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./SHQIP.com