13 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë
Publikuar:
(24.08.2021 15:03:07)

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 13 persona kanë vdekur dhe janë shënuar 1 mijë e 901 raste pozitive me COVID-19.
Gjatë këtij intervali kohorë janë testuar 10 mijë e 848 persona të dyshuar që janë të infektuar më Coronavirus.
Numri i rasteve aktive ka arritur në 21 mijë 922 derisa 433 janë shëruar gjatë ditës së martë.
Ndërsa, 21 mijë 719 persona janë vaksinuar kundër COVID-19.
Numri i personave të vaksinuar më dozën e parë të vaksinës është 485 mijë e 319, ndërsa i atyre më të dy dozat është 244 mijë e 235 persona./SHQIP.com