13 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Publikuar:
(13.09.2022 11:52:14)

Ministria e Shëndetësisë, ka bërë të ditur se 13 persona janë infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit nga 170 testime të realizuara.
Gjatë këtyre orëve asnjë person nuk ka humbur jetën si shkak i infektimit me virus, ndërkaq janë shëruar 20 persona.

Numri i rasteve aktive mbetet 189 persona të infektuar.
Po ashtu në vend është duke vazhduar procesi i vaksinimit, ku Brenda 24-orëve janë vaksinuar 39 persona.
Ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë kishte njoftuar edhe për fillimin e dhënies së dozës së katërt të vaksinës. Deri më sot, numri i personave që kanë marrë dozën e katërt është 1751./Shqip.com