127 raste aktive me COVID-19
Publikuar:
(27.05.2022 08:57:39)

COVID-19 po vazhdon të jetë prezentë ende në Kosovë.
Sipas informacioneve nga Ministria e Shëndetësisë, në Kosovë numri total i rasteve aktive është 127.
Po ashtu është bërë i ditur edhe numri i përgjithshëm i shëruarve. 225.072 është numri i përgjithshëm i të shëruarave.
Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë edhe 86 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.791 doza të vaksinës.
Deri më sot 822.958 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Po ashtu janë dhënë 102.666 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Shqip.com