Kulturë

1247 artefakte të Kosovës mbahen ilegalisht në Serbi

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit po vazhdon kërkimin e artefakteve të vendit, që po mbahen ilegalisht në Serbi.

MKRS-ja ka bërë të ditur se 1247 artefakte te Kosovës mbahen ilegalisht ne Serbi.

Nga këto 1247 artefakte, është kthyer vetëm një, ai i Hyjneshës në Fron, e që është i ekspozuar në Muzeun Kombëtar të Kosovës.

Lexo edhe:
Kosova kërkon kthimin e artefaktit mijëvjeçar që po mbahet ilegalisht në Serbi

Nga kjo Ministri, po ashtu ka bërë të ditur se Serbia duke mos i kthyer në vendin e origjinës po shkel Konventat e UNESCO-s, marrëveshjen për kthim dhe dokumentin e Ahtisaarit.

MKRS-ja ka publikuar edhe një foto të një unaze të falsifikuar e cila është edhe njëra prej tyre.

Unaza

Ajo është zbuluar në Banjë të Pejës, Republika e Kosovës dhe i përket periudhës së vonë të hekurit (shek. VI – V p.e.s.).

/Shqip.com