Lajme Botë

1200 të arrestuar pas trazirave në kryeqytetin e Brazilit

Pas trazirave nga mbështetësit e ish-preisdentit, Jair Bolsonaro, në kryeqytetin e Brazilit, Brasilia, janë arrestuar rreth 1200 perona.

Ministria e Drejtësisë e Brazilit thotë se rreth 1200 njerëz u arrestuan dhe u dërguan në selinë e Policisë Federale në Brasília pasi pallatet qeveritare u sulmuan nga protestuesit të dielën.

Shumica e arrestimeve ndodhën përpara selisë së ushtrisë në Brasília, ku mbështetësit e ish-presidentit Jair Bolsonaro kishin kampuar që nga dhjetori.

Sipas policisë lokale, në operacion janë përdorur dhjetëra autobusë.Hetimi tani po përpiqet të përcaktojë se kush i financoi protestat.

Inspektimet brenda pallateve qeveritare përfshijnë grumbullimin e gjurmëve të ADN-së të mbetura në sipërfaqe dhe sendeve personale të lëna pas.

Pamjet me dron të mbledhura nga Policia Federale e Brazilit gjatë sulmeve janë përdorur gjithashtu për të ndihmuar në identifikimin e protestuesve, raporton BBC.

/Shqip.com