119 raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Publikuar:
(22.06.2022 09:03:23)

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numri total i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 119.
Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv me virus 13 qytetarë.
Gjendja me pandeminë është duke qëndruar stabile në Kosovë, pasi gjatë kohës së fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19.

Kurse, që nga fillimi i pandemisë, numri i të shëruarve nga Coronavirusi ka arritur në 225.304.
MSH-ja, ka njoftuar se vaksinimi i qytetarëve është duke vazhduar.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 47 doza të vaksinës kundër COVID-19./Shqip.com