110 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, asnjë i vaksinuar gjatë 24 orëve të fundit
Publikuar:
(11.07.2022 12:11:57)

Nga 344 testime të kryera, prej tyre 110 kanë rezultuar pozitiv me Coronavirus gjatë 24 orët e fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, bën të ditur se gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë i vdekur.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 163 persona.
Ndërsa, asnjë person nuk është vaksinuar.
Aktualisht janë 2 mijë e 116 raste aktive me COVID-19 në Kosovë.
Theksojmë se ministri i Shëndetësisë, Rfat Latifi ka njoftuar se është miratuar doza e katërt e vaksinës për moshat mbi 60 vjeç.
Në anën tjetër, IKSHPK-ja vazhdimisht bën thirrje që qytetarët t’i shmangin turmat dhe të përdorin maskën në ambiente të mdyllura./Shqip.com