110 raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Publikuar:
(21.06.2022 08:17:08)

Me 12 raste pozitive të konfirmuara të hënën numri i rasteve aktive me Coronavirus në Kosovë ka arritur në 110.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve është mbi 225 mijë e 300.
Në 24 orët e fundit nuk është dhënë asnjë dozë të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë mbi një milion e 830 mijë doza të vaksinës.
Deri më sot mbi 823 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.