100 euro dënim nëse ndizni fishekzjarrë në Drenas

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka lëshuar urdhëresë për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike.
Mjetet piroteknike në këtë komunë janë të ndaluara të përdoren gjatë festave të fundvitit në hapësirat publike, përkatësisht në sheshe, rrugë e hapësira tjera.
Përjashtim nga kjo urdhëresë bënë data 31.12.2021 nga ora 23:00-00:30, e datës 01.01.2022 (një orë e tridhjetë minuta).
“Personat të cilët veprojnë në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese, do të gjobiten në shumën prej 100 euro dhe për zbatimin e kësaj urdhërese kujdeset Drejtoria e Inspekcionit”, thuhet në komunikatën për media.
Ndalimi i përdorimit të tyre në hapësirat publike bëhet për shkak të rrezikshmërisë dhe pasojave që mund të shkaktojë përdorimi i tyre./SHQIP.com
