Lajme

10 pacientë me COVID-19 po marrin trajtim në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme

Ilustrim.

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në trajtim janë 10 pacientë të konfirmuar me Coronavirus.

Sipas njoftimit të SHSKUK-së tre pacientë janë të negativizuar post-COVID’19.

“Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 6 pacientë, Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë, Klinika e Pediatrisë , 2 pacientë, Spitali i Pejës, 2 pacientë, Spitali i Prizrenit , 1 pacient”, thuhet në njoftim.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës

Ndërsa me oksigjeno-terapi janë 7 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 2 pacientë./Shqip.com