1 i vdekur dhe 47 raste të reja me COVID-19
Publikuar:
(01.01.2022 15:00:57)

Një person ka vdekur dhe 47 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar të shtunën në Kosovë, përcjell Shqip.com.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shëruar shtatë qytetarë, duke e çuar kështu në 158 mijë e 48 numrin total të të shëruarve.
Ndërkaq, aktualisht numri i rasteve aktive me Coronavirus ëshë 492.
Kurse, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 931 doza të vaksinës anti-COVID’19, teksa numri i përgjithshëm i dozave të dhëna ka arritur në një milion e 674 mijë e 509.
Deri më tash, që nga fillimi i vaksinimit, 783 mijë e 74 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës anti-COVID’19./SHQIP.com