Sot fillon viti i ri shkollor 2021/2022

Sot fillon viti i ri shkollor 2021/2022, pas disa shtyrjeve për shkak të rrezikut nga pandemia COVID-19.
Kjo shtyerje ishte rekomandim i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, zbatuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Drejtuesja e këtij dikasteri, Arbërie Nagavci, ka thënë se 90 për qind e mësimdhënësve janë vaksinuar, përfshirë edhe pjesën e stafit brenda shkollës që nuk janë mësimdhënës.
Nagavci ka shkruar në Facebook edhe të hënën e 27 shtatorit, ditën e nisjes së procesit mësimor.

“Në këtë fillim viti shkollor kur akoma po përballemi me pandeminë, angazhimi ynë për të bërë më të mirën, për një vit sa më të mbarë e të suksesshëm, është i vazhdueshëm”.
“Sfidat e brengat do t’i tejkalojmë bashkë, me vullnetin, kuriozitetin e energjinë për mësimnxënie e mësimdhënie”.
“Nuk do të jetë e lehtë as këtë vit, puna në shkolla. Krahas masave që kemi ndërmarrë, krahas kujdesit për sigurinë e shëndetin, nuk duhet lënë anash as betejat për rezultate në të nxënë, në arsimim e edukim”, ka shkruar ndër tjerash ajo.
Përveç mësimit me prezencë janë bërë edhe përgatitjet për organizimin e mësimit online, në rast nevoje.
MASHTI, në bashkëpunim me UNICEF, ka ofruar për të gjitha shkollat mundësinë e qasjes në platformën mësimoreëëë.shkollat.org, të bazuar në teknologjinë e Microsoft, ku, përveç sistemit për menaxhimin e mësimit në distancë janë publikuar edhe video-mësimet sipas programit mësimor të klasave 1-9.
Për t’u regjistruar në platformë shkollat duhet të dërgojnë një e-mail në adresën[email protected], ndërsa së shpejti do të publikohen edhe numrat e telefonit përmes të cilave do të ofrohet përkrahja teknike për shfrytëzuesit. Shkollat janë të lira të shfrytëzojnë edhe platforma dhe aplikacione të tjera me të cilat janë akomoduar si: Google Ëorkspace for Education, eShkollori, Zoom, etj.
Prej datës 27 shtator 2021 fillon emetimi i video-mësimeve në kanalin RTK4, çdo ditë pune, prej orës 9.00-16.00, sipas orarit të përgatitur nga MASHTI:https://masht.rks-gov.net/…/orari-i-transmetimit-per…

Po këto video-mësime gjenden edhe në kanalin zyrtar të MASHTI –https://emesimi.rks-gov.net/shq/.
Video-mësimet mund të shfrytëzohen gjatë zhvillimit të mësimit online, por edhe për përforcimin e njohurive nga nxënësit që vijojnë mësimin me prezencë në shkollë.
Në vitin shkollor 2021/22 klasa e pestë punon me programe të reja, andaj video-mësimet për këtë klasë do të kufizohen vetëm në lëndët gjuhë amtare, matematikë, njeriu dhe natyra, gjuhë angleze dhe artet.
MASHTI deklaron se përkundër progresit në vaksinimin e popullsisë, e në veçanti të punonjësve të arsimit, ky vit shkollor mund të jetë shumë sfidues. /Shqip.com