Mot i vranët me shi sot në Kosovë, pritet të bie edhe borë
Publikuar:
(14.10.2021 08:33:25)

Moti të enjten në Kosovë do të jetë i vranët dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se do të ketë reshje të shiut, e në viset ë të larta do të ketë edhe reshje bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës nga 8 deri në 12 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s./SHQIP.com