Lajme

PDK përmbyllë fushatën në Prizren

PDK në Ferizaj

Partia Demokratike e Kosovës e ka përmbyllur fushatën zgjedhore në Prizren.

Kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, kërkoi nga prizrenasit të votojnë për Shaqir Totajn.

Totaj mori 9 për qind më pak vota sesa kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka – i cili e qeverisi Prizrenin për katër vite.

Haskukën, PDK-ja po synon ta përmbysë, për ta rikthyer pushtetin lokal në qytetin që e cilëson “Jerusalemin e saj”.

“Kjo atmosferë dhe kjo mbështetje më bënë t’iu shoh të gjithëve në sy për të dhënë një lajm se ditët e qeverisjes depresive po marrin fund dhe Shaqa po vjen”.

Lexo edhe:
Pejë: Vdes një person pasi rrokulliset me traktor

“Ai po vjen që të bëhet kryetar i shpresës dhe rilindjes së Prizrenit, ashtu siç kërkojnë dhe meritojnë qytetarët”.

“PDK kurrë nuk e ka parë Prizrenin si vetmen komunë, por si vend që na bënë bashkë. Kjo është trashëgimia që PDK-ja e ka ndërtuar së bashku me qytetarët e Prizrenit. Këtë trashëgimi e ka ndërtuar edhe liderët tanë, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli”, ka thënë kryetari i PDK-së.

Në tubimin përmbyllës ka folur edhe Shaqir Totaj.

“Qysh moti e kemi identifikuar nevojën për ndryshim në Prizren. Kemi nevojë për projekte, arsim më të mirë, shëndetësi më të mirë, kushte më të mira për artistët tanë”, deklaroi ai. /Shqip.com