Lajme

Zyrtarja e OKB-së thotë se ka dëshmi të krimeve kundër fëmijëve në Ukrainë

Një nga anëtarët e pavarur të Komisionit Hetimor të Kombeve të Bashkuara për Ukrainën, i krijuar së fundmi, thotë se hetuesit kanë gjetur prova të krimeve të luftës, përfshirë abuzimin seksual të fëmijëve, gjatë pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Moska.

Jasminka Dzhumur, një nga tre anëtarët e pavarur të komisionit, tha se kishte një gamë “shumë të gjerë” krimesh të zbuluara në Ukrainë.

“Kur flasim për fëmijët, ata u plagosën ose u vranë me armë zjarri. Ata u abuzuan seksualisht. Kemi regjistruar shkelje të të drejtave të fëmijëve të vendosur në shtëpitë e fëmijëve të neglizhuar,” tha Dzumhur.

Bashkimi Evropian dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë akuzuar Rusinë për shkelje të të drejtave të njeriut në territorin e Ukrainës, duke përfshirë torturën, abuzimin, përdhunimin dhe forma të tjera të dhunës, si dhe sulme ndaj infrastrukturës civile dhe objekteve të sektorit të energjisë që kur Kremlini filloi pushtimin e tij të paprovokuar në shkurtin e vitit të kaluar.

OKB-ja ngriti komisionin e përbërë nga tre ekspertë në mars të vitit 2022.Lufta në Ukrainë ka nisur që nga 24 shkurti i vitit të kaluar, raporton Radio Evropa e Lirë.

/Shqip.com