Lajme

Zyrtari i mbrojtjes amerikane: Forcat ruse kanë ngecur në disa pjesë të Ukrainës

Zyrtari i Mbrojtjes amerikane ka njoftuar se forcat ruse janë kryesisht të bllokuara në disa pjesë të Ukrainës.

“Nuk ka pasur asnjë ndryshim në situatën në Mariupol, Chernihiv, Mykolaiv ose Kharkiv”, tha zyrtari, shkruan CNN.

“Ata nuk kanë bërë asnjë përparim në lëvizjen drejt Kievit, ata nuk kanë bërë asnjë përparim diku tjetër në veri, qoftë Chernihiv apo Kharkiv,”

Ai tha se në Mariupol, forcat ruse vazhdojnë të përdorin zjarret me rreze të gjatë, por ata nuk kanë qenë në gjendje të marrin Mariupolin.

Tutje ai shtoi se nuk ka pasur asnjë ndryshim në hapësirën ajrore apo “mjedisin detar”.

“Forcat ruse nuk po bëjnë asnjë përparim në Mykolaiv gjatë fundjavës, kështu që ata janë jashtë qytetit”.

Zyrtari vuri në dukje se forcat ruse kanë kryer më shumë se 1,370 lëshime raketash në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit.