Zyrtare: Tottenhami e shkarkon edhe trajnerin Cristian Stellini
Publikuar:
(24.04.2023 19:55:52)

Skuadra angleze Tottenham Hotspur ka shkarkuar edhe trajnerin e përkohshëm, Cristian Stellini, i cili e mori këtë detyrë pasi u shkarkua Antonio Conte.
Në letrën e presidentit Daniel Levy, e publikuar nga faqja zyrtare e klubit, thuhet se deri te ky vendimi erdhi pas humbjes së pësuar në fundjavë ndaj Newcastle Unitedit me rezultatin 6:1.
Përveç italianit Stellini, nga klubi është larguar edhe stafi i tij.
Ai udhëhoqi skuadrën londineze nga 26 marsi, teksa ishte e paraparë që të qëndronte në pozitën e trajnerit deri në fund të sezonit.
Tottenhami në vazhdim do të drejtohet nga Ryan Mason.
/Shqip.com